Albin Kurti e ka prezantuar përbërjen e plotë të kabinetit qeveritar që pritet të votohet pas pak në seancën që po mbahet.
Pjesë e kabinetit të tij do të jenë edhe tre përfaqësues nga Prizreni, raporton Gazeta e Prizrenit
Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut pritet të jetë Emilja Rexhepi.
Ndërsa pos Hajrulla Çekut, që pritet të jetë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinet do të jenë edhe Fikrim Damka, ministër për Zhvillim Rajonal. /GazetaePrizrenit.net