14-03-2025

Tre të arrestuar në Prizren, dyshohet se morën me forcë një person dhe e dërguan në pyll

Policia në Prizren i ka arrestuar tre persona mesditën e së mërkurës.

Siç njofton policia, ata dyshohet se kishin marrë me forcë viktimën mashkull kosovar dhe e kanë dërguar në pyll.

Tutje në njoftim thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË

Prizren / 12.03.2025 – 13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kanë dërguar në pyll. Viktima është dërguar për tretman mjekësor . Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KK

 

Asnjë koment

Comments are closed.