Tre persona janë arrestuar nga policia në Prizren për dy raste të vjedhjeve, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në njërin rast që ka ndodhur në fshatin Serbicë e Ulët, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer rastin e vjedhjes në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar.
Në rastin tjetër, që ka ndodhur në Prizren, në rrugën “Ekrem Rexha”, është arrestuar një mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje.
Në të dyja rastet të dyshuarit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net