Tre të vrarë në Deçan, dy nxënësit janë nga fshati Gllogjan
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka konfirmuar se tre persona janë vrarë sonte pas gjuajtjes me armë zjarri ndaj autobusit që po barte nxënësit.
“Shoferi ka vdekur në vend derisa dy prej nxënësve kanë ndërruar jetë në spital”, tha Ramosaj.
Ramosaj tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.
Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj. /GE