Një sasi e konsiderueshme e drogës, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë është kapur sonte, në Landovicë të Prizrenit, në një automjet me targa të Shqipërisë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Një person është arrestuar nga policia.
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi se policia gjatë një pike të kontrollit rutinor ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, rreth orës 19 e 30, ndërsa gjatë kontrollit është zbuluar lënda narkotike.
“Droga është gjetur në tre thasë najloni brenda në veturë. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë prokurori i shtetit dhe se me rastin po merren njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës”, ka thënë ai për “Gazetën e Prizrenit”.
Gazeta ka mësuar se i arrestuari është shtetas i Shqipërisë, i lindur më 1990, që në këtë rast po udhëtonte në drejtim të Gjakovës.
Policia ka ndalur automjetin për kontroll në afërsi të Urë së Landovicës, në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë. “GazetaePrizrenit.net”.