“Treni bullgar” edhe në Sllatinë, nënshkrimet nuk përputhen me votat në kuti
Vegim Ymeri, komisioner në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se ‘treni bullgar’ ka ekzistuar edhe në Sllatinë.
Sipas tij, ka pasur mospërputhje të nënshkrimeve me votat në kuti, teksa shton se rastin do ta paraqes edhe në Prokurori.
“”Treni bullgar” edhe në Sllatinë. Mospërputhja e nënshkrimeve me votat në kuti, është tregues i qartë për këtë dukuri. Shqetësimet dhe faktet lidhur me këtë dukuri do t’i paraqes para prokurorisë publike”.
![](https://i0.wp.com/sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/vegim1.png?resize=755%2C168&ssl=1)