23-11-2024

Krijohen kolona për hyrje në Kosovë në pikëkalimin kufitar në Merdar

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë kanë filluar të krijohen kolona dhe pritje të gjata nga bashkëatdhtetarët të cilët kanë marrë rrugën për në Kosovë për t`i kaluar festat me familjarët e të dashurit e tyre.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar kolona të veturave dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë, shkruan Arbresh.info.

Në vendkalimin kufitar në Merdar, pritje ka deri në tri orë për të hyrë në vendin tonë.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë.

Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.

Deri në një orë për të hyrë në Kosovë po pritet edhe në vendkalimin në Jarinjë.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta./Arbresh.info/

Asnjë koment

Comments are closed.