23-11-2024

Tri rrugë të Prizrenit bllokohen për shkak të punimeve në infrastrukturë

Shkaku i punimeve për rehabilitim të ujësjellësve, kanalizimeve dhe pusetave, në disa rrugë të Prizrenit, qarkullimi i veturave do të jetë përkohësisht i ndaluar.

Përmes një komunikate, Komuna ka njoftuar se rrugët “Aleksandër Flemingu”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Indrit Cara – Kavaja” për shkak të këtyre punimeve do të jenë të bllokuara nga data 05.10.2018 deri më 15.10.2018.

Komuna e Prizrenit lut qytetarët të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative derisa të kthehen këto rrugë në gjendje të rregullt.

 

Asnjë koment

Comments are closed.