Tri superveturat që iu sekuestruan Burdushit
Këtë e ka konfirmuar prokurori Petrit Kryeziu.
Sipas prokurorisë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysni Pecani.
Indeksonline ka siguruar fotografitë e tri veturave të sekuestruara dje të cilat ishin në pronësi të Burdushit.
Bëhet fjalë për tri vetura super-luksoze të cilat kanë çmime të larta në treg. Një xhip Land Ranger Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë në mesin e veturave të sekuestruara nga Prokuroria e Prizrenit.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim, gjersa Burdushi mbetet në paraburgim./


