25-11-2024

Tri vjet nga rastet e para me Covid-19, Vitia: Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit

Sot janë bërë tri vjet që nga paraqitjet e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe.

Shkrimi i plotë:

Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të corona virusit në Kosovë.

Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike.

Në sytë dhe mendjet e të gjithëve  janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore.

Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falenderues për çka bënë për qytetarët.

U jemi falenderues përjetë personelit  shëndetësorë. I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion.

Me respekt e dhimbje të thellë kujtojmë sot të gjithë mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që nuk janë në mesin tonë si pasojë e virusit Covid-19.

Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra  jonë për t’u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë.

Asnjë koment

Comments are closed.