Tronditet Gjermania: Një grua me dy fëmijët e saj gjenden të vde*kur në banesë
Gjermania është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë.
Mediat gjermane raportojnë se rasti u zbulua mesditën e sotme, pasi autoritetet ishin njoftuar për një situatë të dyshimtë në banesë.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe ekipeve emergjente, në shtëpi u gjetën tre persona të vdekur.
Hetimet po vazhdojnë, derisa shkaqet e vdekjes së tre viktimave ende nuk janë sqaruar.
Policia ka deklaruar se aktualisht nuk ka shenja që tregojnë për përfshirje të ndonjë personi të tretë, por të gjitha pistat janë ende të hapura.
Zona u rrethua nga forcat e shumta policore, ndërsa ekspertët e krimit po kryejnë ekzaminimet në vendin e ngjarjes.
Banorët e lagjes u tronditën nga kjo ngjarje, të cilët e përshkruan familjen në fjalë si “të qetë dhe shumë të sjellshme”.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik gjerman, ndërsa pritet që të bëhen të ditura edhe detaje tjera lidhur me ngjarjen tragjike pas përfundimit të autopsisë.

