24-11-2024

Tronditet Shqipëria, ish-burri lyen me benzinë 31-vjeçaren dhe i vë flakën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë Korçën, teksa ish-bashkëshorti ka lyer me benzinë ish-gruan dhe i ka vendosur flakën.

Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa, dhe ka kryer aktin e rëndë.

Top Channel bën me dije se gruaja 31 vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.

Asnjë koment

Comments are closed.