
Në Durrës, një 25-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Marian Kodheli, vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, ndërsa i dyshuari u arrestua menjëherë nga policia.
Në Tiranë, një 42-vjeçar, Filip Shehi, goditi për vdekje me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillari, 34 vjeç, gjatë një sherri në një lokal pranë Komunës së Parisit.
Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Shehi është vënë në pranga dhe ka deklaruar se e goditi viktimën pasi “e bullizonte”.
Ndërsa në Berat, rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, një 63-vjeçar, Kristo Mema, pas një konflikti të çastit, vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha, i cili ndodhej në qytet për të vizituar kalanë.
Sipas raportimeve në mediat shqiptare, sherri ka nisur për një kalë me të cilin autori ofronte shëtitje për turistët.
