Trump është ish-presidenti i parë i SHBA në histori që akuzohet për vepër penale
Asnjëherë më parë një ish-president amerikan nuk është akuzuar për një krim. Tani Donald Trump do të gjykohet për pagesa të dyshimta. Ai i përshkruan akuzat si “persekutim politik”.
Hetimi ndaj Trump për akuza penale u njoftua nga zyra e prokurorit të qarkut në Manhattan të enjten në mbrëmje.
Akuzat dhe detajet e sakta janë ende të paqarta. Rasti ka të bëjë me pagesat e parave të fshehura për një aktore pornografike.
Trump e quajti si “persekutim politik dhe ndërhyrje zgjedhore” në nivelin më të lartë në histori.
Trump i kishte paguar para të heshtura yllit porno Stormy Daniels pak para zgjedhjes së tij si president në 2016 . Kjo mund të binte ndesh me rregullat e financimit të fushatës.
Prokurori në Nju Jork e kishte hetuar këtë çështje për vite me radhë dhe më në fund ngriti një të ashtuquajtur juri të madhe, e cila tani votoi për të paditur Trumpin për këtë çështje./Indeksonline/