26-09-2025

Trump kërkesë Erdoganit: Ndalo blerjen e naftës ruse

Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave të huaja, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”.
  

Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”, shkruan A2 CNN.

Trump po e dyfishon rëndësinë e një mesazhi që e theksoi gjithashtu në mënyrë të dukshme në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.

Ishte “e turpshme” që disa vende evropiane ende blinin naftë nga Rusia, tha atëherë Trump, shkruan A2 CNN.

Në Zyrën Ovale, Trump vazhdon ta quaj luftën e Rusisë në Ukrainë “të turpshme”, duke i cilësuar si “vrasje të panevojshme”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "P Prizren #eP #Priz Prizre BD Prizronit BASHKIMI DEMOKRATIK DEMOCRATIC UNION ren riz apr Zafir Berisha 144 Kandidat për Kryetar të Prizrenit Zgjidh Prizrenin Ae ይ do!"

 

“Putini duhet të ndalet,” tha Trump më tej.

Asnjë koment

Comments are closed.