Trump për tarifat: Shikojeni si kërkojnë të negociojnë, duan të na i puthin të pasmet
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar sërish bujë në arenën ndërkombëtare, jo vetëm me tarifat e reja ndaj Kinës dhe Bashkimit Evropian, por edhe me një deklaratë aspak diplomatike që përshkruan mënyrën se si ai po e percepton reagimin e partnerëve tregtarë ndaj politikave të tij agresive.
“Unë e di çfarë po bëj, dreqin”, tha ai, duke vënë theksin në stilin e tij të njohur, të drejtpërdrejtë dhe sfidues, që ka ndarë opinionin si brenda vendit, ashtu edhe ndërkombëtarisht.
Ndërkohë që edhe analistët janë të ndarë: për disa, kjo është një lëvizje taktike për të detyruar partnerët të ulen në tryezën e bisedimeve me kushte më të favorshme për SHBA-në. Për të tjerë, një përshkallëzim i tillë dhe gjuha fyese e një udhëheqësi i një prej fuqive më të mëdha në botë rrezikon të thellojë ndarjet dhe të dobësojë stabilitetin tregtar global.
Për momentin, sytë janë të gjithë te Pekini dhe Brukseli dhe se si ata do t’i përgjigjen jo vetëm tarifave, por edhe fjalëve të Trumpit.