06-10-2025

Trup i pajetë i 40 vjeçarit gjendet në një shtëpi në Prizren

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku autoritetet policore kanë gjetur trupin e pajetë të një personi, rrethanat e vdekjes së të cilit po cilësohen si të dyshimta.

Sipas të dhënave të para, më 05 tetor 2025, rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një rast vdekjeje në një shtëpi të këtij fshati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka konstatuar se personi kishte ndërruar jetë dhe rrethanat nuk janë të qarta.

Burimet e Sinjalit tregojnë se viktima është Kristian Shllaku, rreth 40-vjeçar i cili ka jetuar i vetëm. Nga vlerësimet fillestare, vdekja dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë dhe jo në ditën e raportimit.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Prizrenit, ndërsa Prokurori kujdestar është njoftuar menjëherë. Me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, derisa policia po vazhdon me veprimet procedurale për ndriçimin e plotë të rastit.
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/te-shtena-me-arme-ne-qender-te-prishtines-plagoset-nje-person-autori-ne-arrati-emri/

Asnjë koment

Comments are closed.