U arrestuan sepse kishin marrë peng një kosovar, deklarohen të dyshuarit: I kishte borxh 70 mijë euro
Është zbardhur dëshmia e tre personave të arrestuar në Vlorë në lidhje me pengmarrjen e një shtetasi nga Kosova.
Siç raporton Euronews Albania, të arrestuarit Julian Zogaj, Orest Çorapaj dhe Vilson Agaj kanë thënë para efektivëve të Komisariatit të Vlorës se nuk e kanë marrë peng Fisnik Xhakën, por se sipas tyre 39-vjeçari u ka borxh një shumë prej 70 mijë eurosh.

Ata thonë se e kanë mbajtur duke i kërkuar eurot me qëllim që ai t’i kthente borxhin, ndërsa dyshohet se ky borxh ishte për çështje droge.
Sipas dëshmisë së tyre, shtetasi nga Kosova ka dalë garant se do t’i dërgonte jashtë vendit një dërgesë, ndërsa shprehen se pasi ata i kanë dhënë drogën, ai e ka dërguar jashtë shtetit dhe nuk u ka sjellë pagesën.

