25-11-2024

U bë me vajzë por dëshironte djalë – Burri vret veten, e shoqja pëson atak kardiak

Një burrë në Indi ka vrarë veten pasi gruaja e tij lindi vajzë.

Nga ana tjetër, gruaja, kur mësoi për lajmin pësoi atak kardiak dhe si pasojë ndërroi jetë. Sipas autoriteteve policore, 23-vjeçarja Supriya Das, kishte lindur katër ditë më parë.

Ndërsa fill pas lindjes u qortua nga e vjehrra dhe i shoqi, pasi dëshira e tyre ishte që ajo të lindte djalë. Incidenti është shënuar në Gautamngar, rreth 130 km në jug të Agartala-s.

Sipas dëshmisë së fqinjëve, vjehrra e Supriya-s e qortonte atë dhe i thoshte vazhdimisht se lindja e një vajze është një shenjë e keqe për familjen.

Asnjë koment

Comments are closed.