24-11-2024

U nisën për pushime, por vdesin të gjithë në aksidentin e rëndë

Këto kanë qenë pushimet e tyre të fundit si familje, pasi nëna, babai dhe dy fëmijët e tyre humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Të katër anëtarët e një familjeje shkuan në Afrikën e Jugut me pushime, por mesa duket ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit.

Ata nuk u kthyen më në shtëpinë e tyre. Një baba dhe dy fëmijët e tij vdiqën, pasi ata kanë ndërhyrë në një aksident, ku mbeti viktimë nëna e fëmijëve.

Nëna e fëmijëve vdiq në aksident, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes ndërhynë t’i japin ndihmën e shpejtë. Mirëpo, në këtë moment një tjetër makinë i aksidentoi të gjithë anëtarët e familjes për vdekje.

Theuns Lubbe, 39 vjeç, Tristen 8-vjeçar dhe Amory 4-vjeçare vdiqën të premten natën rreth 100 kilometra në veri të Bloemfontein, Afrikë e Jugut së bashku me nënën e fëmijëve Elmarie, 36 vjeçe.

Mes viktimave është edhe Juliana Gomez, fëmija i një miku të familjes, që ishte bashkë me të gjithë pjesëtarët e familjes. Ajo ndërroi jetë në spital pak më vonë, si shkak i plagëve që kishte marrë.

Neels Lubbe, kushëriri i Theun, tha se ai u rrëzua me makinë dhe automjeti u rrokullis disa herë. Kjo bëri që gruaja e tij Elmarie të ndërrojë jetë. Elmarie vdiq në vend, por Lubbe arriti të shpëtojë fëmijët nga rrënojat.

Ai ngriti shenja paralajmëruese në rrugë që aty të mos kalonte ndonjë automjet, por një makinë me shpejtësi erdhi drejt tyre dhe i vrau të gjithë.

Shoferi i automjetit që vrau anëtarët e familjes iku nga skena e krimit, ndërsa është shpallur në kërkim. Hetuesit thanë se po shqyrtojnë ngjarjen e rëndë, ku u shua një familje dhe një engjëll i vogël./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.