U rrëzua nga dritarja e hotelit, gjendet e vdekur volejbollistja e skuadrës italiane
Julia Ituma, 18-vjeçarja volejbolliste e ekipit të Igor Novara, u gjet e vdekur pasi u rrëzua nga dritarja e hotelit të Stambollit ku po qëndronte me skuadrën, pas ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League kundër Eczacibasi.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan rënien ku gjeti vdekjen e reja, e cila kishte lindur në Milano nga prindër nigerianë dhe që ishte në sezonin e parë me skuadrën e Novara.
Me ekipitn e të rinjve ajo ksihte fituar Eyof dhe Kampionatin Europian U19 për femra./ abcnews.al