Shkruan: Prof. Dr. Sabahajdin Cena
– Një përkujtim prof. Yll Zajmit-
E tërë ajo që e karakterizonte e që do të mbahet në kujtesës studentore e kolegjiale gjatë tërë jetës është e brumosur në sharmin intelektual të profesor Yll Zajmit. Këtu është derdhur e tërë eleganca, elokuenca dhe vizionet e gardianit të traditës familjare e kombëtare. Ishte ligjërues i lëndëve: Letërsia e vjetër shqipe dhe Letërsia e Rilindjes Kombëtare, por edhe autor i Antologjisë së letërsisë së vjetër shqipe e i monografisë për Nolin e Madh, gjeniun e oratorisë kombëtare.
U bë pedagog i shquar dhe interpret i famshëm i vlerave historike e artistike që prej kohës së Monak Brokardit e deri te Gjergj Fishta e Esat Mekuli. Së bashku me profesor Anton Çettën sajonte dyshin e flatrave të historianit të famshëm Dhimitër Simon Shuteriqin. MË kujtohet shumë edhe për faktin se ishte rensent i imi i parë në karrierën time pedagogjike universitare, udhëzues i të rinjve të Shkollës së Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda”, sot Universiteti “Ukshin Hoti” ku punuan edhe shumë emra të shquar të studiuesve e të interpretëve të fushës së gjuhësisë dhe të letërsisë.
Pra, ishte jo vetëm yll, por edhe një dragua që që lë gjurmë të thella shkencore mbi të gjithë ata që kaluan nëpër shkollë të lartë e sot janë idealistë të pathyeshëm, ish-të burgosur politikë, dëshmorë të kombit, invalidë, komandantë e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I nderuari dr. Shpend dhe të gjithë pasardhësit e prof. Yllit,
Luteni që ta përballoni edhe këtë tronditje familjare dhe së bashku me ne ta ndani dhembjen por edhe krenarinë për profesorin që na ndriçoi gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë së Tij.
– Qoftë mëshira e Zotit mbi shpirtin e Tij!
– Zotia ia shpërbleftë mundimet e jetës!
– Lavdi jetës dhe veprimtarisë të profesorit shumë të nderuar, Yll Zajmit!