24-11-2024

U shua me gjithë familjen, e afërmja e djalit të kryeministrit Rama që humbi jetën tragjikisht nga tërmeti

Vajza 25-vjeçare Kristi Reçi, studente e Mjekësisë, e cila u nxor dje e pajetë nga rrënojat ishte e afërme e djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.

Djali i madh i kryeministrit teksa ngushëlloi familjet e viktimave të  prekura nga tërmeti, tha se një nga viktimat me familjen e saj, ishte e afërme e tij.

Kristi Reçi humbi jetën nga tërmeti së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit.

Grek Rama ngushëlloi sot familjarët e të prekurve nga tërmeti, ndërsa tha se mes viktimave ishte dhe njeriu i tij i afërt, bashkë me familjarët. “Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja.

Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruante djali i Edi Ramës pa dhënë detaje dhe emra mbi të afërmit e tij, si duket me lidhje gjaku nga e ëma, të cilët humbën jetën tragjikisht pas tërmetit. /NOA.al

Asnjë koment

Comments are closed.