16-03-2025

UEFA do të shpërndajë 30,000 bileta falas për klubet që arrijnë në finalet e Champions League dhe Europa League

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin njoftoi sot se tifozëve të skuadrave që marrin pjesë në finalet e garave të klubeve të këtij viti do t’u ofrohet një numër i konsiderueshëm biletash falas për këto finale të mëdha për t’i shpërblyer ata për mbështetjen e tyre për futbollin evropian gjatë krizës së COVID.

Secili nga klubet finaliste do të jetë në gjendje t’i përdorë këto bileta për të shpërblyer mbështetësit e tyre më besnikë, ata që kanë ndjekur më shumë ndeshjet jashtë, por këto bileta nuk mund t’u jepen sponsorëve, anëtarëve ose zyrtarët e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA Champions League: 10,000 bileta falas (5,000 bileta për klub)

UEFA Europa League: 8,000 bileta falas (4,000 bileta për klub)

UEFA Europa Conference League: 6000 bileta falas (3000 bileta për klub)

UEFA Champions League finalja për femra: 6000 bileta falas (3000 bileta për klub)

Asnjë koment

Comments are closed.