UEFA gjobit Partizanin e Beogradit e Lech Poznanin për banerin “Kosova është Serbi”
Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka gjobitur rëndë Partizanin e Beogradit për shkeljet në ndeshjet kundër ekipit ukrainas, Oleksandriya dhe Hibernianit, në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Konferencës. Vendimet janë publikuar të enjten në faqen zyrtare të UEFA-s.
UEFA e gjobitur klubin nga Beogradi me 17 mijë e 500 euro për banera të papërshtatshme për ngjarjet sportive. “Kosova është Serbi”, ishte njëri nga banerët që ishin shfaqur gjatë ndeshjes kundër klubit Oleksandriya, e zhvilluar më 31 korrik në Beograd, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Partizani është gjobitur edhe me 72 mijë e 750 euro për bllokim të rrugëve, përdorim të laserëve dhe ndeshje të fishekzjarrëve në dy ndeshjet në Beograd, kundër Olexandryias dhe Hibernianit. Pra, në total, Partizani është gjobitur me 90- mijë e 250 euro.
