UEFA heton Malin e Zi. Racizmi e penalizon me Kosovën
Çështja do të analizohet nga Komisioni i Disiplinës më 16 maj, e për bazë do të merret raporti i arbitrit kryesor dhe delegatit të ndeshjes, e cila përfundoi 1-5 për përfaqësuesen e trajnerit Southgate. Ky i fundit ishte i pari që denoncoi parullat dhe koret raciste nga huliganët malazezë. Regullorja specifikon qartë se, në rast të sjelljeve raciste nga tifozët, minimumi i dënimit është mbyllja e pjesshme e stadiumit, por në raste më të rënda aplikohet edhe zhvillimi i ndeshjes pa tifozë.
Raheem Sterling, Calum Hodson Odoy dhe Danny Rose ishin futbollistët anglezë, që u përballën më së shumti me ofendimet. Nëse Mali i Zi do të dënohet në muajin maj, atëherë do ta luajë ndeshjen e radhës pa tifozë, e si për ironi të fatit përballja e radhës është ajo ndaj Kosovës. Përballja e përfaqësueses së Challandes në Podgoricë është programuar të luhet më 7 qershor, e nëse luhet pa tifozë, Kosova do të ketë një ndihmë të madhe për të marrë pikë ./Top Channel