UEFA ia uron fitoren madhështore Kosovës
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA e ka bërë një postim të veçantë për Kosovën, pas fitores ndaj Sllovenisë në Lubjanë.
UEFA e ka uruar Kosovën për fitoren madhështore ndaj Sllovenisë.

“Urime Kosovë”, shkruan UEFA në platformën “X”, duke ia bashkangjitur një foto të Vedat Muriqit dhe Fisnik Asllanit.

Kosova fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë në “Stozice Stadion”, me golin e Fisnik Asllanit dhe një autogol të Zan Karnicnik.
Me fitoren e arritur sonte, Kosova e siguroi “play-offin” e Botërorit të vitit 2026.


