22-12-2024

UEFA merr vendim: A do ketë Serbia tifozë në Tiranë?

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër me Kombëtaren tonë që do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi, transmeton abcnews.

Kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më më parë, që ndodhën në Beograd. Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

Asnjë koment

Comments are closed.