UEFA nis hetimet ndaj Rumanisë, këto janë gjashtë akuzat me të cilat po përballen
Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet ndaj Rumanisë lidhur me pankartën dhe thirrjet “Kosova është Serbi”.
Dy ditë pas takimit, Komisioni Disiplinor i forumit në Nyon nisi hetimet për rastin e Kosovës. Sipas burimeve të “GSP” pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:
Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”). Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme). Sjellje raciste, ndezja e pishtarëve, hedhja e objekteve në fushë dhe bllokimi i zonave të aksesit publik, janë gjashtë akuzat me të cilat pritet të dënohet Rumania.
Tre të parat janë më të rënda për Rumaninë, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë të luajnë në shtëpi me dyer të mbyllura, pa spektatorë, kundër Andorrës më 15 tetor, madje edhe kundër Zvicrës më 21 nëntor, ndeshjen e fundit të kampionatit evropian të Gjermanisë.