29-10-2025

Ujësjellësi i Prizrenit del me njoftim të ri për gjendjen e ujit të pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A- PRIZREN njofton të gjithë konsumatorët se, pas kryerjes së analizave të fundit të ujit, është konstatuar se cilësia e ujit në të gjitha njësitë punuese është brenda standardeve të lejuara për konsum të pijshëm.

🔹 Konsumatorët në këto zona mund ta përdorin ujin pa asnjë shqetësim për pije.

Megjithatë, në fshatin Muradem, rezultatet kanë treguar se uji nuk është ende i përshtatshëm për pije, por mund të përdoret për nevoja sanitare (larje, pastrim etj.).

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

💧KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – PRIZREN

Asnjë koment

Comments are closed.