28-10-2025

Ujësjellësi i Prizrenit del me njoftim të ri rreth gjendjes së ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. njofton konsumatorët se, pas përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve teknike, është arritur të sigurohen disa burime uji, të cilat janë futur në sistemin e furnizimit.

Megjithëse këto burime nuk sigurojnë sasi të mjaftueshme për furnizim të plotë të qytetit, ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e burimeve. Menjëherë pas pastrimit dhe stabilizimit të situatës, furnizimi me ujë do të përmirësohet gradualisht.

Ndërkohë, autobotët janë në terren dhe po shpërndajnë ujë në lokacionet e përcaktuara sipas njoftimit të mëparshëm.

Kompania apelon që uji të mos përdoret për pije deri në njoftimin e radhës.
Lusim qytetarët që, duke u bazuar në situatën aktuale, ujin ta përdorin në mënyrë racionale dhe vetëm për nevoja sanitare.

Asnjë koment

Comments are closed.