28-07-2025

Ujësjellësi i Prizrenit njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje 

Shkaku i disa punimeve që do të zhvillohen në stacionin e pompave “Bunari 2”, kompania “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, nga ora 10:00 deri në 15:00, percjell Gazeta e Prizrenit.

Zonat e prekura pjesërisht janë lagja “Dardania 2”, “2 Korriku”, rruga “Janina”, rruga “Nëna Terezë”, lagja “Kurilla” dhe lagja “Bazhderhane”.

“Ekipet tona do të jenë në terren për realizimin e punimeve, ndërsa ne ju sigurojmë që furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të tyre”, thuhet tutje në njoftimin e tyre./GeP

Asnjë koment

Comments are closed.