Njoftimi nga kompania “Hidroregjioni Jugor”:
Pas analizimit te gjendjes faktike dhe pas konsultimeve profesionale nga i gjithë stafi profesional i KRU-se dhe profesionalistëve te fushës ne nivel te Kosovës, kemi përgatitur urgjentisht një projekt për zgjidhje të përkohshme urgjente, me qellim kryesorë, Aftësimin e përkohshëm te kaptazhës së Burimit SOZI në Nashec.
Pas përfundimit e të gjitha procedurave ligjore te prokurimit, sot kemi nënshkruar kontratën me një operator ekonomik me qellim të përfundimit sa më të shpejte të punimeve.
Menjëherë kane filluar punimet, me intensitet maksimal. Paraprakisht kemi kontaktuar edhe Drejtorinë nga Kuvendi Komunal dhe operatorin ekonomik, gjithmonë që të kemi një kordinim tē përbashkët për përfundimin e punimeve sa më të shpejte që të jetë e mundur.
Aftësimi i kaptazhes së burimit dhe rikthimi i stabilitetit të furnizimit është prioritet i ynë kryesorë