Ujësjellësi në Prizren ka njoftuar për rritjen e nivelit të ujit në burimet kryesore.
Referuar njoftjmit, kjo vërehet pas inspektimit të zakonshëm të nivelit të burimeve.
“Sot kemi kënaqësinë të informojmë për një rritje graduale të ujit. Kjo gjendje na ka mundësuar riaktivizimin e pompave shtesë, me qëllim të përmirësimit të furnizimit”, thuhet në njoftim.
Më tej sqarohet se rritja e nivelit të burimeve, shfrytëzimi sa më racional i ujit të pijes dhe ndërprerjet e keqpërdorimeve do të ndikojnë drejtpërdrejt në furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët, edhe në këto ditë të fundvitit.