Uji vërshon mbi rrugë tek “Ura e Gani Tades” në Prizren (video)
Derisa Prizreni me rrethinë është përfshirë nga një vapë e madhe, dhe një pjesë bukur e mirë e qytetit përballet me mungesën e shtypjes së ujit, në një pjesë të këtij qyteti ujë ka vërshuar mbi rrugë.
Në një video të postuar në nga një qytetare, në rrjetet sociale, shihet se si ujë vërshon tek pjesa e “Urës së Gani Tades”, afër Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në këtë pjesë prej kohësh është duke u punuar, në rrjetin e ujësjellësit./GazetaePrizrenit.net/