“Ujku Shigjetë” – FSK-ja teston kapacitetet operacionale
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” si pjesë e përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, raporton Gazeta Sinjali.
FSK njofton se ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po demonstrojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.

“Me këtë ushtrim, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të përmbushur misionin e një force profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e FSK-së