27-11-2024

Ukimeri: Oferta politike e PDK-së vlerësohet gjithandej si alternativa e vetme për daljen nga katrahura e keqqeverisjes së Prizrenit

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual) ka pasur këtë aktivitet:

Njoftimi:

Bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, me Shefin e Shtabit Zgjedhor z. Kujtim Gashi, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të degës z. Visar Islamaj, takuam banorët e fshatrave të Velezhës dhe Shpenadisë.

Zhgënjimi i banorëve të këtij regjioni për qeverisjen në ikje është tejet i madh. Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe Kryetari Mytaher Haskuka, nuk ka investuar mjaftueshëm as në këtë lokalitet, për nevojat e qytetarëve.

Ne shpalosëm para tyre, ofertën tonë politike, e cila vlerësohet gjithandej si alternativa e vetme, për daljen nga kjo katrahurë që e ka kapluar Prizrenin në këto 4 vite keqqeverisje.

PDK, gjatë qeverisjes së saj, ka investuar shumë, edhe në këtë pjesë për rregullimin e fshatrave si në: infrastrukturë, ndriqim, kanalizim etj, ndërsa ne edhe pas rikthimit në pushtet pas 17 tetorit, do të investojmë akoma më shumë, në të gjitha lagjet dhe fshatrat pa dallim, në tërë territorin e Komunës së Prizrenit.

#VotoPDK177

#VotoShaqirTotaj

#BashkëpërPrizrenin

#VotoIslamUkaj4

Sponsorizuar

Asnjë koment

Comments are closed.