26-02-2025

Ukraina bie dakord me Amerikën për marrëveshjen e mineraleve

Ukraina ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kushtet e marrëveshjes për mineralet.

Sipas burimeve të Sky News në qeverinë ukrainase, marrëveshja pasi të nënshkruhet, mund të zhbllokojë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Sky News, duke u thirrur në burimet e saj tha se marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejt, dhe kjo do të mund  të ndodhë gjatë një takimi kokë me kokë mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt dhe homologut amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja përcakton kushtet për të krijuar një fond të ri për të investuar në mineralet e Ukrainës, materialet e rralla të tokës dhe burimet e tjera të vlefshme natyrore.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.