Ukimeri vazhdon takimet me pronarë të bizneseve në Prizren
Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual) sot ka vizituar takuar pronarë të disa bizneseve në Komunën e Prizrenit.
“Kam pasur disa takime, por takimin me Fatmirin po e bëj publik për disa arsye.Fatmir Maloku është pronar i Fast-Food “Yes Please” ku shpesh herë i shijoj ushqimet e tij, për shkak të cilësisë së mirë që i bën lokali në fjalë.
Shoku im Fatmiri, gjithmonë ka qenë përkrahës i madh i PDK-së, ku edhe në këto zgjedhje do e votoj z. Shaqir Totaj për Kryetar dhe mua si kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit.PDK, pas rikthimit në pushtet me 17 tetor, do të krijoj mundësi të shumta për bizneset, për të ushtruar veprimtaritë e tyre në komunën tone”, thuhet në njoftim.