23-11-2024

Ukshin Hilmi Hoti shquhej në Krushë si kreshnik e gjigant për nga fuqia e përmasat trupore

Nga Krusha,  sjellim  tani  një  rrëfim,  jo  shumë  të  zakonshëm  e  që  për  protagonist  ka  një emër  të  njohur,  sidomos  për  krushjanët.  Në  vitet  1930  e  deri  në  vitin  1969,  Krusha  e  Rahovecit krenohej  me  Ukshin  Hilmi  Hotin,  kushëri  i  afërt  me  veprimtarin  e  çështjes  kombëtare,  Ukshin  Hoti.

Megjithatë, ndryshe nga Ukshin Hoti i dytë, Ukshin Hoti i parë përshkruhet nga të moçmit e fshatit si person i veçantë për nga fuqia fizike. Besart Galica e Gentrit Morina sjellin rrëfimin në vazhdim.

Nga Krusha e Madhe e Rahovecit doli intelektuali, e veprimtari i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Ai  edhe sot mbetet i pagjetur që nga lufta e fundit.   Por, pakkush e di se Krusha e Madhe kishte dikur edhe një tjetër Ukshin Hoti. Megjithatë, ai shquhej për nga fuqia. Ukshin Hilmi Hoti kishte lindur në vitin 1908, jetonte në Krushë të madhe, por punonte në Shkup. Të moçmit e fshatit e përshkruajnë trup madh, mbi 2 metra e 10 centimtera, e shumë të fuqishëm.

Ukshin  Hilmi  Hoti,  ka  vdekur  në  vitin  1969.  Përveç  pleqve  të  fshatit,  të  afërmit  e  tij,  kujtojnë  edhe raste të tjera, kur në fshatrat e tjerë e përshkruanin fuqinë e Ukshinit,  sa të 40 të tjerëve. Ukshin Hoti i parë është kushëri  i afërt me Ukshin Hotin e dytë, veprimtarin e çështjes kombëtare. /RTK/

Asnjë koment

Comments are closed.