“Unë jam malazez”, kështu bërtiste sportisti i Crvena Zvezdës kur u sulmua nga kroatët
Katër sportistë serb me fanella të Crvena Zvezdes janë sulmuar në orët e pasditës në Riva të Splitit.
Atyre iu ishte kërkuar që t’i largonin simbolet e klubit serb nga veshjet e tyre, gjë të cilën ata nuk kishin pranuar ta bëjnë.
Mediat serbe raportojnë se lojtari i cili u gjuajt në deti ishte portieri Aleksander Krajl dhe ai doli nga uji vetëm në atë moment kur erdhi policia.
Disa qytetarë spanjollë i ndihmuan Krajlit të dalë nga deti, përderisa disa të pranishëm të tjerë bërtisnin se ai është çetnik. Përderisa po gjuhej në ujë, ai bërtiste: “Unë jam malazez!”, shkruan e përditshmja kroate, index.hr.
“Nëse nuk do të gjuhesha, ata do të më vrisnin. Kishin me vete thika, shkopa druri dhe hekuri. Faleminderit për spanjollët që më ndihmuan”, tha Krajl pas këtij incidenti.