24-11-2024

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet SBASHK-un për grevë

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës përmes një letre ka shprehur mbështetjen për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, për paralajmërimin e grevës nëse deri në mes të janarit nuk ngrihen për 30 për qind koeficientët për mësimdhënës në Projektligjin për paga.

ETUCE ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përmbushë premtimin e dhënë lidhur me rritjen e pagave.

“Me këtë letër, ETUCE përsërit mbështetjen e saj të fuqishme për ju. Së bashku me ju, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës t’i përmbush dhe zbatojë premtimet e saj për të rritje të koeficientëve për të llogaritur pagat, më konkretisht, për punonjësit publikë në arsim, dhe kështu të rrisin pagat e këtij të fundit me të paktën 30% meqë ligji ende s’ka hyrë në fuqi. Ligji i miratuar në leximin e parë jo vetëm që i vendos punonjësit publikë në arsim në një pozicion të pabarabartë në krahasim me punonjësit e tjerë në sektorin publik, por gjithashtu në mënyrë eksplicite i minimizon ato”, thuhet në letrën e ETUCE-së.

“ETUCE përkrah fuqishëm praktikat e qeverisjes demokratike dhe të qëndrueshme mekanizmat e dialogut konstruktiv social. Për këtë qëllim, ETUCE së bashku me ju i bëjmë thirrje Qeverise se Kosovës të marrë përgjegjësinë e saj dhe të përmbush premtimet e saj me masa konkrete”, thuhet më tej në letër./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.