Universiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka shpallur konkursin për rektor.
Institucioni më i lartë arsimor në Prizren, gati prej një viti ka mbetur pa rektor, ndërsa pas disa kundërshtimeve, tashmë funksionon me ushtrues të detyre, të cilën e kryen Prof. Dr. Ismet Temaj.
Konkursi mbetet i hapur deri më 30.04.2019 në orën 15:30.
UPZ është themeluar në vitin 2010, ndërsa pas rektorit ndërkombëtar themelues, këtë detyrë deri më tash e kanë kryer disa rektorë dhe ushtrues detyre. I fundit në këtë pozitë ishte Prof. Dr. Ramë Vataj./GazetaePrizrenit.net