Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Vlerësimi maksimal është rezultat i raportit të ekspertëve ndërkombëtarë, i cili u miratua nga bordi i Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur më 23 shkurt 2026, duke i dhënë universitetit kredibilitet të plotë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky vlerësim konfirmon standardet e larta të cilësisë akademike, menaxhimin efikas, infrastrukturën bashkëkohore dhe proceset administrative të konsoliduara të institucionit.

Kjo arritje reflekton angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik dhe administrativ, përkushtimin e studentëve, kontributin e menaxhmentit të universitetit, si dhe mbështetjen dhe besimin e partnerëve institucionalë. Bashkëpunimi i të gjithë komponentëve të universitetit ka fuqizuar standardet akademike dhe ka përmirësuar proceset institucionale, duke krijuar një themel të qëndrueshëm për zhvillim dhe avancim të mëtejmë.
Menaxhmenti i universitetit shpreh mirënjohje për Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) dhe për Këshillin Shtetëror të Cilësisë për procesin profesional, transparencën dhe vlerësimin korrekt institucional.

Universiteti mbetet i përkushtuar për të ofruar arsim cilësor, për të zhvilluar kapacitetet e stafit dhe studentëve, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë përmes arsimit të lartë profesional dhe kërkimit shkencor.


