26-11-2024

Ura e Rogovës së Hasit në gjendje të keqe ( Video )

Ura e Rogovës së Hasit është ura kyçe që lidhë fshatrat e Hasit me magjistralen Prizren-Gjakovë, ndërsa gjendja e saj është shumë e keqe. Banorët ankohen se nuk është intervenuar në këtë urë, ndërsa nga Ministria e Infrastrukturës thonë se në këtë projekt do të intervenohet vitin e ardhshëm.

Gjendja e kësaj ure vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë, ndërsa tani prishjet në rrugë mund të vërehen fare lehtë.

Lexo edhe:

A bëri më keq Kryetari Totaj apo partia?

Kjo krijon pasiguri edhe tek udhëtarët e trevës së Hasit dhe fshatrave të tjera që e shfrytëzojnë atë. “Gjendja e urës është e keqe. Kemi frikë me kalua andej se është shemb“, thonë qytetarët.

Ministri i Infrastrukturës, Liuburn Aliu, gjatë konferencës për media ka thënë se ura është dëmtuar nga eksploatimi i rërës nga shtrati i lumit, ndërsa kërkon ekspertizë të detajuar e pastaj të ndahen mjetet për të.

“Lumi vazhdon me e pas shtratin jostabil dhe rrjedhimisht projekti i urës së Rugovës kërkon një ekspertizë më të lartë se sa që është zakonisht. Jemi në fazën e nënshkrimit të kontratës me kompanitë ndërtuese që merren me ura. Do ta bëjmë fillimisht projektin dhe në vitin që vjen sapo ta kemi atë do t’i kemi edhe mjetet e ndara për rregullimin e urës”,  ka thënë ministri Aliu.

Derisa ministria e linjës do ta rehabilitojë këtë rrugë, qytetarët vazhdojnë të kalojnë nëpër të në këmbë e me automjete.

Mbyllja apo shembja e kësaj rruge do të detyrojë banorët e kësaj ane që të kalojnë nëpër një rrugë tjetër 10 kilometra më larg.

 

Asnjë koment

Comments are closed.