‘Urime liria’, ushtaraku anglez i foli shqip Çekut kur i tregoi për kapitullimin e Serbisë
Këtë të premte janë bërë 24 vite prej kur është nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës, ku më pas edhe është çliruar Kosova nga regjimi serb.
Ishte në Malet e Berishës kur mori vesh lajmin e shumëpritur.
Edhe mënyra se si, shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, e kuptoi që Kosova po çlirohej ishte e veçantë.
Festa e armikut ishte tregues se Serbia kapitulloi.
E më pas nga Kumanova drejt maleve të Berishes u nisen ushtarakët britanikë.
Çeku për T7 tregoi momentin kur mori urimet për fitore.
E këtë ditë qershori të vitit 1999, Çeku e përshkruan si më të lumturin që ka pasur ndonjëherë.
Edhe sigurinë se gjithçka kishte përfunduar e morën pasi panë forcat e sigurisë serbe teksa largoheshin.
Çeku – gjeneral në pension, nuk e kishte menduar se ushtarët e KFOR-it, do të kenë ende punë në Kosovë edhe pas 24 vitesh.
Ai që luftoi për lirinë e Kosovës, thotë se do të jetë i gatshëm ta kap pushkën kurdo që kërkon atdheu.