18-08-2025

“Urime Kryetar e PDK, e paskeni knaq…”- Familja Fusha i reagon me ironi Shaqir Totajt

Një postim i fundit nga kryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka nxitur pakënaqësi dhe reagime publike nga afaristë – anëtarë të familjes së mirënjohur Fusha,  jo vetëm përkrahës tradicionalë të PDK-së, por edhe me përfaqësim në Kuvendin Komunal, përmes anëtares Ymrane Fusha, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Konkretisht, prezantimi nga Totaj i Rigon Kadriqelit, si simbol i përkrahjes për PDK-në ka shkaktuar reagime të drejtpërdrejta nga familja Fusha, e njohur për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj kësaj partie.

Urime kryetar, urime PDK, e paskeni knaq…” – ishte reagimi ironik i Alajdin Fushës, ndërsa më pas reagoi edhe Ymran Fusha duke shkruar: “veç me rujt vendin e punës Rigoni”.

A është ky reagim thjesht personal, apo pasqyron një ndjesi më të gjerë brenda strukturave të partisë, një ndjesi se puna dhe përkushtimi shumëvjeçar i individëve dhe familjeve të caktuara po anashkalohet në favor të emrave të rinj, të promovuar me tone pompoze dhe të njëanshme.

Postimi i Totajt:

Prizreni ka fatin të ketë familje dhe biznese me rrënjë të thella në historinë e qytetit tonë, si familja Kadriqeli nga lagjja Kurrilla. Sot u takova me Rigon Kadriqeli, një afarist i njohur i cili me familjen e tij udhëheqin biznese të suksesshme në lagjet Adem Jashari dhe Jeni Mahallë.
Rigoni vlerësoi përkushtimin dhe punën tonë për qytetin dhe shprehu gatishmërinë për të ecur së bashku drejt një Prizreni më të fortë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar. Së bashku me njerëz të tillë, që e duan qytetin e tyre, do të ndërtojmë një të ardhme që u shërben të gjithëve dhe pa dallim! / Gazeta e Prizrenit /

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.