21-02-2025

Ushtarët e FSK-së me flamur të Kosovës në Britani, Ambasada: Gati për ta nisur trajnimin e ukrainasve

Një ekip i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit “Interflex”, është shfaqur me flamurin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë, krah ushtarakëve britanikë.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka shpërndarë fotografitë duke ka njoftuar se ky ekip tashmë e ka përfunduar trajnimin fillestar dhe është gati për të filluar me trajnimin e ushtarëve ukrainas.

“Ekipi i fundit i FSK-së INTERFLEX ka përfunduar trajnimin e tyre fillestar në Thetford të Mbretërisë së Bashluar. Ata tani janë gati dhe të përgatitur për të ofruar trajnimin bazik të këmbësorisë për ukrainasit që u mundëson atyre të kthehen në Ukrainë dhe të mbështesin vendin e tyre gjatë konfliktit që po vazhdon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, e cila me këtë rast ka uruar pavarësinë e Kosovës


Autoritetet e Kosovës muajin e kaluar kishin njoftuar se kontingjenti i radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zbarkoj në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.

Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

/

Asnjë koment

Comments are closed.