05-05-2025

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje taktike për përballimin e trazirave në Kosovë

Ushtarët italianë të KFOR-it,   Komanda Rajonale Perëndim (Regional Command West), zhvilluan një stërvitje të përbashkët me përdorimin e helikopterëve dhe pajisjeve për kontrollin e turmave.

“Aktiviteti ka për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe uljes nga helikopteri gjatë veshjes së pajisjeve të Crowd and Reot Control (CRC). Këto ushtrime lejojnë përmirësimin e gatishmërisë dhe performancave operacionale të njësive”.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka shkruar KFOR-i.

Asnjë koment

Comments are closed.