Ushtarët ukrainas publikojnë video duke u tallur me liderin çeçen Kadyrov
Ushtarët e Ukrainës janë tallur me Ramzan Kadyrov, liderin e Çeçenisë, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse.
Forcat ukrainase kanë publikuar një video teksa fjalët e Kadyrovit shoqërohen me pamjet e tankeve dhe artileri tjetër ruse të shkatërruar në Ukrainë.
Para ca ditësh Kadyrov i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që ta lëshojë të gjithë fuqinë ushtarake ruse në Ukrainë, për “ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë”.
— ВОЇНИ УКРАЇНИ🇺🇦 (@ArmedForcesUkr) March 7, 2022
/GazetaSinjali/